Aurela Gaçe tregon vështirësitë në fillimet e saj: Mora borxh 15 milionë lekë

Mediale Vip

Aurela Gaçe tregon vështirësitë në fillimet e saj: Mora borxh 15 milionë lekë

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 23:26
Aurela Gaçe

Aurela Gaçe është një ndër këngëtaret më të suksesshme të tregut muzikor shqiptar.

Këngëtarja e mirënjohur ka zhvilluar së fundmi një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagram, dhe një prej pyetjeve e ka bërë atë të kthehet pas në kohë dhe të kujtojë peripecitë me të cilat është përballur vite më parë.

Aurela shprehet se si fëmija më i madh në familje, i është dashur që të punojë fort për të arritur qëllimet që kishte.

Madje, ka rrëfyer dhe një histori kur i është dashur të marrë borxh një shumë të konsiderueshme prej 15 milionë lekësh, por falë punës së palodhur ka arritur ta shlyejë dhe siç thekson ajo, të ecë përpara “ballëndritur”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat