Yllka Kuqi falënderoi publikisht Dafina Zeqirin për këtë arsye

Mediale Vip

Yllka Kuqi falënderoi publikisht Dafina Zeqirin për këtë arsye

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 18:39
Yllka Kuqi falënderoi publikisht Dafina Zeqirin për këtë arsye

Këngëtarja e njohur falënderoi Dafina Zeqirin që po ndihmon të gjithë ata që kanë probleme me shëndetin mendor.

Dafina Zeqiri tash e disa kohë ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi për shëndetin mendor në rrjete sociale.

Ndërsa edhe nëna e Rita Orës, Vera Ora e cila është vetë me profesion psikologe, e falënderoi publikisht Dafinën që po i kushton kaq shumë rëndësi problemeve me shëndetin mendor.

Ndërkohë së fundmi Dafina ka realizuar një lidhje live me një psikologe shqiptare, që e ushtron profesionin e saj në Suedi. Këngëtarja e shfrytëzoi këtë lidhje që fansat e saj të kishin mundësinë që të mësonin sa më shumë në lidhje me shëndetin mendor dhe të kuptonin nëse kanë ndonjë problem.

Në lidhje me këtë temë, Dafinën e ka falënderuar publikisht edhe këngëtarja shqiptare, Yllka Kuqi. Ajo është shprehur se me Dafinën nuk ka lidhje të fortë miqësore, por nuk nguroi të shprehte mirënjohjen e saj për këtë nismë që ka ndërmarrë.

“E dashur Dafi, me të thonë bravo e më të thonë më kënaqe, po më duket pak… muj me të thonë të ndjeva (i feel you)… ndoshta pse i takojmë pak a shumë betejës së njëjtë në një aspekt, por edhe për shumë arsye të tjera si psh “always loved you” edhe pse s’jemi shoqe të ngushta… e dija që ti ke një botë shumë të madhe brenda. E sot veç i dhe vulën për të gjithë ne. Si një individ që muj ose kam mujt me pas 1 mijë telashe gjatë jetës, je shembulli më i mirë se qysh një njeri normal duhet, mundet dhe shkon tek psikologu dhe krejt kjo e bon një ndryshim të madh e pozitiv në jetën e atij njeriu… domethënë ja vlen me provu me lyp ndihmë profesionale. Nëse flas si psikologe për krejt kolegët e mi psikologë në Kosovë që punojnë ndershëm e janë profesional kjo çka bëre ti është ma e mirë dhe ma e madhe e ma efektive se çdo fushatë tjetër milionëshe e besa pa efekt shumë herë… si njeri, si femër si këngëtare , si psikologe, po të them faleminderit”, shkroi Yllka Kuqi.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat