Vetëm 16 vjeçe, Heidi Klum e lejon vajzën të ndjekë ëndrrën e saj më të madhe

Mediale Vip

Vetëm 16 vjeçe, Heidi Klum e lejon vajzën të ndjekë ëndrrën e saj më të madhe

Më: 4 mars 2021 Në ora: 20:16
Heidi Klum, Helena

Supermodelja e famshme Heidi Klum ka vendosur që ta lejojë vajzën e saj Helena t’i hyjë botës së modës.

Ajo e ka marrë këtë vendim pas disa vitesh prej që e bija e saj ka filluar t’i kërkojë leje asaj që ta lejojë të bëhet modele, shkruan Daily Mail.

Kështu, 16-vjeçarja ka arritur të shfaqet në “Berlin Fashion Week” në janar të këtij viti.

“Edhe pse është e vështirë për mua që të lejojë ty të futesh në këtë botë, do të bëjë gjithmonë gjithçka që ti të jesh e lumtur dhe që ëndrrat e tua të bëhen realitet. Jam krenare që jam nëna jote”, ka thënë Klum në lidhje me këtë.

Debutimi i Helenës si modele ka ardhur vetëm pak kohë pasi të dyja bashkë janë shfaqur në kopertinën e revistës “Vogue Germany”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat