Maska mund të kombinohet e të duket ‘cool’. Mësoni nga Irina Shayk e Lady Gaga

Mediale Vip

Maska mund të kombinohet e të duket ‘cool’. Mësoni nga Irina Shayk e Lady Gaga

Më: 5 mars 2021 Në ora: 13:45
Irina Shayk dhe Lady Gaga

Vajzat e njohura të ‘showbiz-it’ të njohur i shëndërrojnë gjithmonë daljet e tyre në publik në momente mode. Ajo e cila po shijon kohën më të mirë në Romë është Lady Gaga, e cila kishte veshur një xhaketë të bardhë të lirshme ‘Lorenza’ dhe një palë pantallona nga ‘Max Mara’ kombinuar me taka me platformë në ngjyrë të zezë.

Lady nuk kishte harruar të vendostë maskën e bardhë, përshtatur me ‘look-un’ e saj ndërsa flokët i kishte në ngjyrë të errët.

Nga ana tjetër edhe modelja e njohur, Irina Shayk është fotografuar dje në rrugët e New York me një pallto në ngjyrë blu nga ‘Max Mara’ kombinuar me xhinse në ngjyrë gri, syzet e diellit me refleks blu dhe maskën në po të njëjtën ngjyrë.

Pra një gjë e mësuat nga vajzat. Nëse doni të dukeni ‘cool’ kombinoni maskën me veshjen dhe zgjidhni të njëjtat tonalitete për të gjithë ‘look-un’.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat