Motrat Vjollca bëhen bashkë dhe surprizojnë në mes të natës njeriun e tyre më të rëndësishëm

Mediale Vip

Motrat Vjollca bëhen bashkë dhe surprizojnë në mes të natës njeriun e tyre më të rëndësishëm

Më: 6 mars 2021 Në ora: 12:13
Familja Vjollca

Luana dhe Marina kanë treguar se kanë një lidhje shumë të ngushtë me nënën e tyre, Marian. Madje mes tyre ka lindur një “luftë” se cila është më e preferuara e mamit dhe deri më tani nuk kemi pasur një zgjidhje të problemit.

Megjithatë motrat kanë ngritur flamujt e bardhë gjatë mesnatës dhe janë bërë bashkë për të surprizuar nënën e tyre. Ajo feston sot ditëlindjen dhe Marina me Luanën janë bashkuar me motrat e tjera për të uruar të ëmën. Në mesnatë ato kanë shkuar në shtëpinë e nënës së tyre dhe i kanë bërë një surprizë shumë të bukur. Pavarësisht se i është dashur të zgjohet papritur nga gjumi, nëna e motrave Vjollca e ka shijuar shumë këtë surprizë.

Vajzat janë treguar edhe të kujdesshme për ta ruajtur nënën e tyre, duke shkuar me maska dhe duke u pëpjekur që të mos kenë shumë kontakt me të.

“Ta gëzojë dtëlindjen jeta jonë”, ka shkruar Marina përkrah një videoje me nënën dhe motrat.

“Të paçim tërë jetën mam, gëzuar ditëlindjen mbretëreshë”, e ka uruar publikisht Luana.

Motrat Vjollca kanë treguar gjithmonë se janë shumë krenare për nënën e tyre, që i është dashur të rrisë e vetme të gjitha vajzat, pasi babai i motrave Vjollca është ndarë nga jeta shumë vite më parë.

Image
Insta
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat