Pritjes së ëmbël i erdhi fundi, stilistja shqiptare bëhet nënë për herë të parë

Mediale Vip

Pritjes së ëmbël i erdhi fundi, stilistja shqiptare bëhet nënë për herë të parë

Më: 6 mars 2021 Në ora: 12:48
Drenusha Xharra

Muaj më parë, stilistja e njohur e shumë personazheve VIP, Drenusha Xharra, zbuloi se ishte në pritje të ëmbël. Ajo mori vëmendjen e mediave me festën e organizuar për të zbuluar gjininë e foshnjës dhe me shpejtësi në rrjet u shpërndanë disa pamje nga festa.

Ndërkohë pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi dhe stilistja shqiptare është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë një vajzë dhe lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjete sociale. Drenusha ka publikuar një foto shumë të ëmbël të vogëlushes, të cilës i ka zbuluar një pjesë të portretit. Gjithashtu Drenusha ka treguar se të voglën e ka pagëzuar me emrin, Zoi.

“Mrekullia ime, Zoi Xharra”, ka shkruar stilistja përkrah fotos.

Në fakt stilistja shqiptare prej kohësh kishte zbuluar se vajzës së saj do i vendoste emrin Zoi. Gjatë kohës që e vogla ishte ende në bark, stilsitja Drenusha dhë një intervistë për Bieta Sulon në “Ftesë në 5” zbuloi emrin e vajzës dhe kuptimin e tij të veçantë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Xharra (@dxharra)

Ajo u shpreh se dëshironte prej vitesh që vajzës së saj të ardhshme t’i vendoste emrin Zoi, që do të thotë “Jetë”. Më herët, stilistja kishte menduar se do të bëhej me djalë dhe tregoi se ishte lumturuar dyfish kur kishte zbuluar se e kishte vajzë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat