Aktori i “This is Spinal Tap”, Tony Hendra vdes në moshën 79 vjeçare

Mediale Vip

Aktori i “This is Spinal Tap”, Tony Hendra vdes në moshën 79 vjeçare

Më: 7 mars 2021 Në ora: 08:27
Tony Hendra

Komediani britanik, Tony Hedra, i cili luajti në “This is Spinal Tap” so Ian Faith, ka vdekur.

Ai ndërroi jetë në moshën 79 vjeçare.

Hendra, i cili gjithashtu ishte një ish-redaktor i revistave ‘National Lampoon’ dhe ‘Spy, vdiq të enjten në Yonkers, New York, konfirmoi gruaja e tij, Carla Hendra.

Shkaku i vdekjes ishte skleroza anësore amiotrofike, e njohur si sëmundja e Lou Gehrig, tha Carla Hendra për New York Times . Ai u diagnostikua për herë të parë me sëmundjen në 2019.

Anthony Christopher Hendra lindi më 10 korrik 1941, në Willesden, Angli. Ai jetoi mbi gjysmën e jetës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deri në vdekjen e tij.

Hendra e filloi në komedi ndërsa studionte në Universitetin e Kembrixhit. Në fillim të viteve ’60, interpretoi me grupin teatral të ;Cambridge Footlights;, së bashku me John Cleese dhe Graham Chapman, dy nga themeluesit e Monty Python, njoftoi Times.

Të tjera role të Tony përfshijnë: “Miami Vice”, “Suits”, “Jumpin’ Jack Flash”, “Magical Misery Tour”, etj.

I njëjti ka lënë pas gruan dhe vajzat Jessica dhe Katherine nga martesa e parë me Judith Hilary Christmas, tre fëmijë – Lucy, Sebastian dhe Nicholas- nga martesa e dytë me Carla Meisner.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat