Katte Middleton frymëzon Dua Lipën në veshjen e saj të fundit

Mediale Vip

Katte Middleton frymëzon Dua Lipën në veshjen e saj të fundit

Më: 7 mars 2021 Në ora: 09:57
Katte Middleton

Edhe pse duhet të ndjekin një protokoll veshjeje, me kalimin e viteve zonjat mbretërore na kanë treguar se janë  fashioniste të vërteta, duke u bërë frymëzim për të gjithë.

Padyshim, njëra prej këtyre zonjave është Kate Middleton, e cila sjell një qasje elegante me veshjet e saj klasike. Në anën tjetër të spektrit, ylli i popit Dua Lipa sapo na ka treguar se është frymëzuar nga Kate për veshjen e saj.

Së fundmi, Dua Lipa ka postuar disa foto në Instagram, me një fustan të Marc Jacobs, i cili kishte jaka të mëdha. Ky detaj i veçantë është shumë i ngjashëm me Kate. Një nga tendencat e saj të preferuara janë jakat e mëdha.

Epo ja që dhe yjet frymëzohen nga stilet mbretërore, dhe të kesh Kate si inspirim, nuk është kurrë një zgjedhje e gabuar. Kate është dalluar gjithmonë për elegancën dhe stilin e saj unik.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat