Sadik Ukaj- Sadi gati për super projektin "Oj nana jem"

Mediale Vip

Sadik Ukaj- Sadi gati për super projektin "Oj nana jem"

Nga: Maksim Gjokaj Më: 7 mars 2021 Në ora: 10:57
Sadik Ukaj-Sadi

Artisti shqiptar që jeton në Amerikë ka gati një super projekt, që do të jetë një baladë.

Po flasim për Sadik Ukaj-Sadi, ku mësojmë se ka realizuar këngën me titull "Oj nana jem" e shkruar nga Ghulo, një prej producentëve më të mirë sipas atij dhe që e falenderon shumë.

Muzika dhe orkestrimi është bërë nga Nurtel dhe Faruk, ku edhe ata Sadi i falenderon pasi kanë bërë shumë punë të mirë. Për klipin ka punuar mjaft profesionalisht kameramani dhe fotografi i njohur Nikolin Dodaj- Eagle Eye Photo.

Ky projekt do të prekë zemrat e të gjithëve pasi të vijë e përfunduar pas disa ditësh.

Artisti falenderon Zotin e të gjithë ata që e mbështesin dhe e dëgjojnë muzikën e tij, e ne jemi në pritje të këtij super projekti nga Sadiku.BS

Image
Sadik Ukaj-Sadi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat