Pas një viti e gjysmë, Ilda Bejleri njofton rikthimin në ekran

Mediale Vip

Pas një viti e gjysmë, Ilda Bejleri njofton rikthimin në ekran

Më: 7 mars 2021 Në ora: 14:38
Ilda Bejleri

Prej një sezoni është fakt tashmë që moderatorja e programeve të sportit, Ilda Bejleri, është shkëputur nga ekrani, për arsye që deri më sot nuk ishin bërë të ditura.

Por ndërkohë që ka kaluar më shumë se një vit nga angazhimi i saj në biznesin privat jashtë vëmendjes së publikut, ajo po përgatitet për rikthim.

Duket se Ilda nuk bën dot pa ekranin dhe njoftimin për këtë rikthim ua ka dhënë ndjekësve me anë të një postimi në “Instagram”, ku shkruan: “Shihemi së shpejti!”.

Panorama plus shkruan se burime  pranë saj tregojnë se ajo ka punuar për një projekt televiziv në fushën e sportit, por detajet mbeten t’i zbulojë vetë Ilda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat