Për Romeon dhe Donaldin, Agron Llakaj është mësuesi më i mirë, ndaj urimi këtë 7 Mars ishte për të!

Mediale Vip

Për Romeon dhe Donaldin, Agron Llakaj është mësuesi më i mirë, ndaj urimi këtë 7 Mars ishte për të!

Më: 7 mars 2021 Në ora: 14:50
Romeo dhe Donald Veshaj me Agron Llakajn

Të gjithë e dimë se dy vëllezërit e famshëm binjakë, Romeo dhe Donald Veshaj, e nisën karrierën e tyre në spektaklin e humorit “Al Pazar”.

Aktori dhe moderatori i njohur Agron Llakaj ishte ai që i zgjati një dorë dy të rinjve në fillimet e tyre, ndërsa ata punuan fort për t’u bërë djemtë që janë sot.

Pavarësisht disa keqkuptimeve që kishin më herët, gjithçka mes vëllezërve dhe Agron Llakajt është sheshuar, madje ky i fundit cilësohet si mësuesi më i mirë nga dy aktorët.

Ndaj, urimi i Romeos dhe Donaldit këtë 7 Mars ka shkuar pikërisht për Agronin.

Ata kanë ndarë në rrjete sociale një foto me aktorin, të cilit i kanë shprehur mirënjohjen e respektin e tyre të thellë.

Të shumtë kanë qenë ndjekësit që e kanë duartrokitur këtë gjest të dy vëllezërve, të cilët vazhdojnë t’i jenë mirënjohës personit që i ndihmoi të ngrihen aty ku janë sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat