Dua Lipa fton fansat të shohin performancën e saj në “Grammy Awards 2021”

Mediale Vip

Dua Lipa fton fansat të shohin performancën e saj në “Grammy Awards 2021”

Më: 7 mars 2021 Në ora: 22:40
Dua Lipa

Artistja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, është duke bërë bujë në të madhe në industrinë ndërkombëtare.

Ajo viteve të fundit ka dëshmuar se ka talent, duke pasur sukses të madh me pothuajse të gjitha projektet muzikore.

Ndërkohë, në një postim në rrjetin social Instagram, Lipa ka ftuar fansat që të ndjekin performancën e saj në “Grammy Awards 2021”.

“Shume e lumtur që do të jem sërish në skenën e Grammy. Besoj se nuk do ta humbisni. Ndiqni performancën time këtë të shtunë”. Ka shkruar ajo në përshkrim.

Dua përndryshe është nominuar në gjashtë kategori të evenimentit, tre prej tyre më të rëndësishmet.

Nominimet e Dua Lipas:

Albumi i vitit

Future Nostalgia — Dua Lipa

Regjistrimi muzikor më i mirë i vitit

Don’t Start Now

Kënga e vitit

Don’t Star Now

Performanca më e mirë POP

Don’t Start Now

Albumi më i mirë POP

Future Nostalgia

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat