Nisin bastet për emrin e vajzës së Meghan dhe Princ Harryt

Mediale Vip

Nisin bastet për emrin e vajzës së Meghan dhe Princ Harryt

Më: 9 mars 2021 Në ora: 15:37
Princ Harry, Meghan Markle

Meghan Markle dhe Princ Harry së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë. Në intervistën e dy ditëve më parë Meghan dhe Harry zbuluan se fëmija i tyre i dytë do të jetë një vajzë.

Menjëherë pasi konfirmuan gjininë e bebushit, në Mbretërinë e Bashkuar kanë nisur të vendosin baste për emrin e vogëlushes.

“Oddschecker”, faqja e basteve, tregon se të shumtë janë personat që mendojnë se bebushja e tyre do të marrë emrin e Princeshës Diana.

Por një burim i sigurt pranë çiftit ka zbuluar për “Neë York Post” se ka shumë mundësi që emri Diana të mos jetë i përzgjedhuri i tyre për shkak se jeta e fëmijës do të ishte gjithnjë në qendër të mediave rozë.

“Ka shumë të ngjarë që të mos e quajnë vajzën e tyre Diana. Shqetësimi i tyre më i madh është se kjo do ta bënte vajzën një shënjestër më të madhe për mediat dhe do të rriste ndjeshëm interesin e publikut për jetën e fëmijës”, thotë burimi.

Image
Lista
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat