Pas Meghan dhe Harry-t, publiku po kërkon që dikush tjetër të rrëfehet urgjentisht tek Oprah!

Mediale Vip

Pas Meghan dhe Harry-t, publiku po kërkon që dikush tjetër të rrëfehet urgjentisht tek Oprah!

Më: 10 mars 2021 Në ora: 16:27
Oprah Winfrey

Më në fund, Duka dhe Dukesha e Sussex, Harry dhe Meghan Markle kanë zhvilluar intervistën e tyre të shumëpritur për “Oprah”, ku folën për herë të parë pa dorashka duke rrëfyer detaje që askush nuk i dinte!

Ata zbuluan prapaskenat e errëta të Pallatit Mbretëror, duke tronditur vetë familjarët dhe opinionin publik gjithashtu.

Dyshja u rrëfye për Oprah si asnjëherë më parë, ndërsa intervista pati rekord shikueshmërie në mbarë botën.

Kjo nuk është hera e parë që personazhe publikë rrëfehen tek Oprah Winfrey. Personazhe të tjerë publikë që janë rrëfyer kanë qenë James Frey, Lindsay Lohan dhe Tom Cruise.

Ndaj, njerëzit po kërkojnë me ngulm që edhe këngëtarja Britney Spears të rrëfejë të vërtetat e saj për gazetaren.

“Unë duke pritur që Oprah të intervistojë Britney-n tani.”- shkruhej në njëprej meme-ve më të shpërdara orët e fundit në rrjet.

“New York Times” publikoi së fundmi një dokumentar për jetën e Britney Spears dhe jetën e saj të kontrolluar, dokumentar i cili u quajt “Framing Britney Spears”.

Dokumentari trajtonte jetën e këngëtares nga fama, problemet me drogën dhe marrëdhëniet e ndryshme, e deri te kujdestaria e të atit, Jamie Spears.

Bota u shokua nga fakti që në moshën 26 vjeçare, Spears ishte vendosur nën një kontroll që zakonisht i vendoset të moshuarve ose personave të paaftë fizikisht ose mendërisht për të marrë vendime.

Pavarësisht kontrollit të madh për të cilin s’dinte gjë askush, Britney ia doli të kishte një karrierë të shkëlqyer dhe të performonte me sukses në shumë turne. Gjithashtu, këngët e saj kanë qenë prej kohësh më të pëlqyerat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat