Pas largimit nga emisioni, Riniani zbulon çfarë marrëdhënie ka me Anën

Mediale Vip

Pas largimit nga emisioni, Riniani zbulon çfarë marrëdhënie ka me Anën

Më: 11 mars 2021 Në ora: 15:12
Ana, Riniani

Pas zhgënjimeve të njëpasnjëshme nga djemtë e emisionit, Ana Kauri, vendosi që gjatë një puntate të “Për’puthen Prime” të tregonte vendimin e saj për largimin nga programi.

Para se të zbulonte vendimin e saj, ajo u përball me Rinianin me të cilin kishte patur disa takime. Ai kishte treguar hapur pëlqimin ndaj saj, por ajo e refuzoi.

Ana i tregoi konkurrentit se kishte frikë të vepronte lirshëm, pasi kishte marrë vetëm zhgënjime nga djemtë për të cilët kishte pasur pëlqime. Si pasojë, Ana i kërkoi Rinianit të largoheshin bashkë nga emisioni dhe të vazhdonin njohjen e tyre jashtë.

Djali në fjalë e refuzoi propozimin e Anës, duke u shprehur se nuk i beson fjalëve të saj. Ndaj, Ana vendosi ta ndërpresë në mes këtë udhëtim dhe të dalë e vetme nga “Për’puthen”.

Fansat e çiftit po shpresonin për diçka më shumë mes tyre, pas takimit të Anës dhe Rinianit në prapaskenë. Por, a ka ndodhur vërtetë diçka? Ç’raporte ruajnë?

Këtë na e ka treguar vetë Riniani në një postim në “Instastory”, teksa dikush e ka pyetur për marrëdhënien me Anën.

“Me Anën mbetëm si e patë dhe juve. Unë i uroj shumë fat dhe suksese në objektivat e veta”, shkruan ai, duke lënë të kuptohet se gjithçka ka përfunduar.

Image
Instastory
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat