Në intervistën e famshme, Meghan paska folur dhe për tradhtinë e të atit dhe motrës

Mediale Vip

Në intervistën e famshme, Meghan paska folur dhe për tradhtinë e të atit dhe motrës

Më: 12 mars 2021 Në ora: 10:06
Meghan Markle, babai dhe motra

CBS ka publikuar sot disa ditë pas intervistës së Meghan dhe Harryt detajet e papublikuara të intervistës, të cilat u prenë në montazh.

Në videon hedhur nga kanali i njohur, Meghan tregon se babai i saj i shiti tabloideve foto të saj dhe ata i kishin fotot prej kohësh, por i publikuan pak para dasmës së saj që të krijonin dramë.

“Unë e telefonova tim atë dhe i kërkova të më tregonte të vërtetën nëse ja kishte shitur apo jo fotot tabloideve, por ai mu përgjigj i prerë që jo. Këtë do e quaja tradhti. Fakti që e pyeta që institucioni të gjente një zgjidhje dhe ai nuk e pranoi ndihmën time. Më bëri keq me vetëdije”, ka rrëfyer Meghan e prekur.

Më tej ajo la të kuptohet se motra e saj nga babai që po ashtu bëri bujë me librin që publikoi dedikuar dukeshës, ka dashur të marrë vëmendje, pasi realisht ato nuk njihen as nuk janë rritur bashkë. Takimet e tyre kanë qenë shumë të rralla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat