Stresi bën paralajmërimin e radhës, po vjen bashkëpunimi me reperin e famshëm

Mediale Vip

Stresi bën paralajmërimin e radhës, po vjen bashkëpunimi me reperin e famshëm

Më: 14 mars 2021 Në ora: 06:36
Stresi

Ka disa muaj që ndodhet larg Shqipërisë, por Stresi në asnjë moment nuk qëndroi larg fansave të tij dhe muzikës. Pas protestave të shumta që u bënë në dhjetor të vitit 2020, reperi udhëtoi drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Përmes postimeve në rrjetet sociale, Stresi ka paralajmëruar herë pas here se do të rikthehet fuqishëm. E sot ka zbuluar surprizën që ka rezervuar për fansat e tij. Ai ka treguar se shumë shpejt do të vijë një bashkëpunim që do të thyej rrjetin.

Në profilin e tij në “Instagram”, Stresi ka postuar një video ku shfaqet së bashku me reperin e famshëm anglez, C Biz. Që të dy ndodhen në një studio muzikore, ku kuptohet se po punojnë për bashkëpunimin e tyre të parë.  

Në postimin në fjalë, reperi shqiptare shprehet se ndihet shumë i nderuar që pati mundësinë të njihet me C Biz dhe që për më tepër do të ketë edhe një duet me të në repertorin e tij.

Ikush është C Biz? Ai është një nga reperët më të mirë dhe të vjetër në Mbretërinë e Bashkuar dhe emri i tij vazhdon të jetë trend në listat muzikore. Një nga këngët më të famshme të reperit britanik është “The Game’s Mine”, që numëron miliona klikime.

Image
Insa
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat