Motra e Meghan Markle trondit me deklaratën: Harry dhe Meghan, mund të ndahen

Mediale Vip

Motra e Meghan Markle trondit me deklaratën: Harry dhe Meghan, mund të ndahen

Më: 15 mars 2021 Në ora: 18:27
Meghan Markle

Intervista e Harry dhe Meghan Markle, ka tronditur mbarë botën e sidomos Pallatin Mbretëror. Çifti i famshëm zbuloi disa anë të errëta nga familja mbretërore, që askush nuk i dinte më parë.

Pas kësaj interviste të shumëpritur dhe që bëri bujë menjëherë, motra e Dukeshës mendon se Meghan dhe Harry do të divorcohen.

Samantha Markle, ka qenë në një lidhje direkte me TMZ, ku është shprehur se çifti po shkon drejt ndarjes, e nëse nuk merr ndonjë këshillim serioz dhe nuk kërkon falje për të zhbërë dëmin që i ka bërë familjes mbretërore.

E motra e Dukeshës shtoi se Harry ndoshta po vë në dyshim martesën e tij me Meghan, ndërsa këtë të fundit e akuzon për gënjeshtra lidhur me intervistën për ‘Oprah’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat