Princi Philip lirohet nga spitali pas një operacioni në zemër

Mediale Vip

Princi Philip lirohet nga spitali pas një operacioni në zemër

Më: 16 mars 2021 Në ora: 17:29
Princi Philip dhe Mbretëresha Elizabeth II (

Princi Philip, Duka i Edinburgut, është larguar nga spitali i Mbretit ‘Edward VII’ në Londër pas një muaji.

99 vjeçari, i cili bëri një operacion në zemër në fillim të këtij muaji, është në gjendje të mirë shëndetësore pasi u lirua të martën, tha një burim.

Ai tani është kthyer në kështjellën Windsor, sipas një deklarate nga Pallati Buckingham.

Image

Philip, që u pranua për herë të parë në spitalin e Mbretit Edward VII më 16 shkurt, ishte duke u rikuperuar në një objekt privat pasi kishte operuar zemrën në spitalin St Bartholomew’s.

“Lartësia e tij mbretërore dëshiron të falënderojë të gjithë stafin mjekësor që u kujdes për të në spitalin e mbretit Edward VII dhe spitalin St Bartholomew dhe për të gjithë ata që ishin të shqetësuar për të”, shtoi deklarata.

Image

 

Një burim pranë familjes mbretërore tha se kjo nuk kishte të bënte me COVID-19.

Princi është i martuar me Mbretëreshën Elizabeth II dhe të dy kanë marrë një dozë të vaksinës kundër coronavirusit.

Duka do të mbushë 100 vjet në qershor dhe u tërhoq nga jeta publike në vitin 2017, teksa kohëve të fundit u dërgua disa herë në spital. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat