Pa dallim gjinie, emri i preferuar nga VIP-at është Blu/ Blue

Mediale Vip

Pa dallim gjinie, emri i preferuar nga VIP-at është Blu/ Blue

Më: 17 mars 2021 Në ora: 16:47
Beyonce, Ledri, Afërdita Dreshaj dhe Jakub

Për herë të parë e kemi parë në filmin ‘Gone With The Wind’, ku vajza e protagonistes Scarlett O Hara, quhej Bonnie Blue Butler. Nuk dimë nëse ky ishte frymëzim edhe për personazhe të tjerë të huaj, por kur Beyonce e quajti të bijën, Blue Ivy, emri u bë shumë i dashur dhe i famshëm, megjithëse ishte përdorur edhe më herët nga personazhe të suksesshëm.

Në listën e personazheve të tjerë të huaj që kanë zgjedhur këtë emër për fëmijët janë: Cher, e cila quajti djalin e saj Elijah Blue Allman, më 1976-ën dhe John Travolta që ka zgjedhur këtë emër për të bijën, Ella Blue Travolta, e lindur në vitin 2000.

Por edhe persoanazhet publikë shqiptarë nuk kanë ndalur përballë tundimit për një emër të veçantë. Ledri dhe Sara e kanë pagëzuar të bijën me emrin Poem Blu, ndërsa sot Afërdita dhe Jakub zbuluan për WHO se djali i tyre quhet Sky Blue.

Për ata që nuk e dinë, ngjyra blu simbolizon zgjuarsinë, forcën dhe shërimin. Mbase kjo është edhe arsyeja pse ky emër po bëhet kaq popullor, për më tepër është edhe unisex.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat