“Ku e ke bërë hundën?”, Klea Huta i përgjigjet ndjekësve për operacionet plastike

Mediale Vip

“Ku e ke bërë hundën?”, Klea Huta i përgjigjet ndjekësve për operacionet plastike

Më: 20 mars 2021 Në ora: 19:12
Klea Huta

Klea Huta zhvilloi mbrëmë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit në rrjete sociale, gjatë kohës që djali i saj i vogël Krid flinte.

Me anë të një videoje bardh e zi, moderatorja zbuloi se Krid jo vetëm që ka nisur të ecë këmba-doras, por edhe të çohet në këmbë dhe të mundohet të mbajë ekuilibrin.

Një ndjekëse e pyeti këngëtaren se ku e ka bërë hundën, duke e marrë të mirëqenë faktin që nuk është hunda e saj natyrale.

“Ma ka bërë doktoreshë mami”, iu përgjigj Klea, duke hedhur poshtë të gjitha aludimet për një ndërhyrje estetike.

Nisur nga kjo, ndjekësit janë bërë kuriozë të dinë si i humbi kilogramët e tepërt.

Klea zbuloi se nuk ka bërë as edhe një ditë të vetme stërvitje që nga lindja, por mori vendimin të hiqte dorë nga buka dhe kjo e ndihmoi të humbiste plot 16 kilogramë.

Një tjetër element që e karakterizon bukuroshen brune, janë pikërisht flokët e gjatë, të trashë, si dhe të zinj.

Klea zbuloi se ky jo vetëm që është floku i saj i vërtetë, por edhe ngjyra e tij është natyrale, sepse moderatorja nuk i ka lyer asnjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat