Kanye ka ende shpresa për pajtimin me Kim Kardashian!

Mediale Vip

Kanye ka ende shpresa për pajtimin me Kim Kardashian!

Më: 24 mars 2021 Në ora: 00:01
Kim Kardashian, Kanye West

Në 19 shkurt Kim Kardashian bëri kërkesë për divorc nga Kanye West në gjykatë, duke i dhënë fund martesës së tyre prej një dekade. Ndërkohë mediat rozë kanë zbuluar arsyen e ndarjes së çiftit të famshëm përmes letrave të divorcit.

Kim Kardashian ka cituar në kerkesën e saj për divorc se arsyeja e ndarjes mes tyre janë “diferencat e papajtueshme”. Në letrat e divorcit, të siguruara nga “The Sun” gjithashtu konfirmohet se ajo po kërkon kujdestarinë për 4 fëmijët e saj, North, 7 vjeçe, Saint 5 vjeç, Chicago 3 vjeçe dhe Psalm 1 vjeç.

Megjithëse dyshja s’ka konfirmuar asgjë për publikun, mediat e huaja kanë nxjerrë detaje për divorcin e tyre që po bën bujë në rrjet. E ëma e Kim-it, Kris, ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë për divorcin e vajzës së saj. Për “The Kyle & Jackie O ShoW”, ajo është shprehur:

“Mendoj se do të jetë e vështirë gjithmonë, duke qenë se janë shumë fëmijë në mes. E mira e familjes sonë është që jemi gjithmonë aty për njëri-tjetrin duke dhënë dashuri dhe mbështetje. Gjithçka dua tani është që ata fëmijë të jenë të lumtur. Ky është qëllimi ynë.”

Të gjithë po flasin për divorcin, mirëpo Kanye paska akoma shpresa për pajtimin me Kim! Burime pranë reperit kanë treguar se Kanye nuk beson se Kim do vërtetë të divorcohet, kjo nuk ishte ajo që dëshironte.

“Kanye ende nuk e pranon që Kim e ka firmosur divorcing. Ai e di si është Kimi dhe e di që ajo nuk dëshiron këtë. Pavarësisht të gjithave, ai është mirë. Nuk beson se Kim dëshiron t’i japë fund martesës së tyre. E sheh këtë vendimin e divorcit si një lëvizje në lojë shahu prandaj nuk ka reaguar ose të bëjë diçka”-tha burimi.

Mos vallë ka akoma shpresa për dyshen?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat