Mozzik në përgatitje për këngë të re, fotografohet nga studio muzikore

Mediale Vip

Mozzik në përgatitje për këngë të re, fotografohet nga studio muzikore

Më: 27 mars 2021 Në ora: 23:46
Mozzik

Ai është ndër rep-artistët më të dëgjuar në platformat digjitale.

Fjala është për Mozzik, jeta personale dhe karriera e të cilit përflitet në masë të madhe në faqet rozë.

Po ashtu, ai shpesh informon fansat për prurjet e reja muzikore, të cilat po marrin milionë klikime në kanalin YouTube.

Image

Andaj në një postim në rrjetin social Instagram, Mozzik është parë duke u përgatitur për këngën e re.

Krijuesi i hitit “Ghetto” zgjodhi që të shkrep një imazh në studio muzikore, derisa qëndronte para mikrofonit.

Theksojmë se “El Chapo” është hiti tij i fundit, qe erdhi në bashkëpunim me reperin dhe vëllanë e tij, Getinjo.

Ndërsa sa i përket jetës private, në rrjet po flitet se ai sërish është kthyer me Loredanën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat