Linda Halimi pozon me bikini të kuqe në pishinë

Mediale Vip

Linda Halimi pozon me bikini të kuqe në pishinë

Më: 29 mars 2021 Në ora: 18:22
Linda Halimi

Linda Halimi këto ditë është kthyer në Kosovë, ndërsa është raportuar se është në përgatitje të materialeve të reja muzikore.

Këngëtarja është shoqëruar me disa prej miqve të saj të skenë, duke përfshirë Ana Kabashin e Mentor Hazirin, ndërkohë që ka shpërndarë imazhe nga studioja e Florent Boshnjakut.

Porse një fotografi e shpërndarë në profilin e saj në Instagram ka ngacmuar imagjinatën e 426 mijë ndjekësve të saj në këtë rrjet sociale.

Ajo e ka publikuar një fotografi nga pishina, në të cilën ka pozuar me bikini të kuqe duke vënë në plan të parë figurën mahnitëse trupore.

“Duke jetuar çastet më të mirë, sërish te rrënjët e mia”, ka shkruar Linda në përshkrim duke iu referuar Kosovës. 

Image

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat