Përfshihet nga flakët “Range Roveri” e Franceska Jaçes

Mediale Vip

Përfshihet nga flakët “Range Roveri” e Franceska Jaçes

Më: 29 mars 2021 Në ora: 22:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Makina tip Range Rover, në pronësi të Franceska Jaçes, ish-banores së Big Brother është djegur pjesërisht mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit që ka përshirë makinën, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 29.03.2021, rreth orës 21:04, në lagjen “ Pavarsia”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një mjet i markës “Range Rover”,  në pronësi të shtetases F. J., banuese në Vlorë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat