“Karantinë, por dielli po rrezon”, Dua Lipa e mbyllur me partnerin në Britani

Mediale Vip

“Karantinë, por dielli po rrezon”, Dua Lipa e mbyllur me partnerin në Britani

Më: 30 mars 2021 Në ora: 16:59
Dua Lipa me të dashurin

Dua Lipa po e shijon karantinën me Anwar Hadid.

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, nuk i ka ndalur udhëtimet ani pse është kohë pandemie.

Këngëtarja, së fundi është rikthyer në Britani bashkë me të dashurin e saj, Anwar Hadid, ndërsa ka ndarë me ndjekësit imazhet e para.

Në disa fotografi, ajo tregon se po e shijon shumë këtë periudhë, teksa pozoi pranë partnerit dhe qenit të tyre.

“Shokët e mi, zemra ime”, ka shkruar ajo sipër një fotoje.

Ndërsa, në një video tjetër, Dua po shijonte ushqim, teksa ishte veshur me kostum të verdhë dhe përdori një filter të Instagramit.

“Karantinë, por dielli po rrezon”, janë fjalët e Dua Lipës në atë video.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat