Rilo, pas suksesit në gjuhën gjermane, radha për hite ne shqip

Mediale Vip

Rilo, pas suksesit në gjuhën gjermane, radha për hite ne shqip

Nga: M.Gj. Më: 31 mars 2021 Në ora: 22:54
Rilind Berisha

Ai është një super talent me origjinë nga Kashica e Pejës, por jeton në Wiener Neustadt në Austri.

Po flasim për 22 vjeçarin Rilind Berisha apo siç njihet në muzikë me emrin Rilo. Rilo ka 10 vjet që merret me muzikë, por më seriozisht ka 4 vite ku ka sjellë projekte me video edhe në platformën Spotify.

Reperi pasi u bë i njohur me hitin në gjuhën gjermane "Cosa Nostra" ka ardhur me një tjetër projekt interesant, këtë herë në gjuhën shqipe me titull " Nuk e di", që ia vlen ta dëgjoni.

Image
Rilind Berisha

Artisti që ka shumë të ardhme tashmë do të fokusohet në projekte muzikore në gjuhën shqipe e projekti i rradhës mendohet të publikohet pas një muaji.

Deri atëherë klikoni në klipin dhe këngën më poshtë.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat