Princi hedh akuza të forta, Sara i kthehet ashpër: Më mirë si unë, se zhigolo si ty

Mediale Vip

Princi hedh akuza të forta, Sara i kthehet ashpër: Më mirë si unë, se zhigolo si ty

Më: 1 prill 2021 Në ora: 19:33
Sara, Princi

Takimi i parë mes Princit dhe Aristelës ndezi debate të mëdha në studion e “Për’puthen”. Gjatë takimit Princi u shpreh se takimi i fundit, ai me Jasminën, i ka lënë një shije të keqe. Kjo e fundit nuk e priti mirë këtë deklaratë të Princit dhe ju kthye kundra bashkë me mikeshat e saj, Sarën dhe Antonelën.

“Ça është ajo është i shpifur, si mund ta thuash ashtu”, u shpreh Jasmina.

Ndërsa Princi tha se është ndjerë shumë keq për shkak të Jasminës, sepse ajo i dha një puthje në buzë Andit në ditën e takimit të tyre.

Gjithashtu Princi u përplas edhe me Sarën dhe për këtë arsye ai u largua nga studioja. Princi i tha Sarës se ata të dy nuk mund të dalin kurrë bashkë, sepse ai nuk ka makina luksoze ashtu siç do ajo.

“Unë nuk të kam ardhur nga mbrapa dhe nuk do të vij kurrë nga mbrapa, sepse unë nuk kam Maserati nuk kam Porsche, nuk kam një kushëri të famshëm, sepse ti këta tipa preferon. Ti je sipërfaqësore, materialiste”, u shpreh Princi.

“Nuk të vjen turp se ti edhe kësaj tjetrës kështu i the puntatën e kaluar që e do për pasaportën amerikane. Më mirë të jem materialiste se të jem zhigolo si puna jote që ta paguajnë takimin me helikopter. Nuk e ka paguar ai takimin, e di vetë ai kush e ka paguar”, ju kthye Sara.

Pas këtij debati të ashpër, Princi u largua menjëherë nga studioja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat