Eurovision, këtë vit me publik. Sa veta do të jenë dhe ç’kushte duhet të plotësojnë?

Mediale Vip

Eurovision, këtë vit me publik. Sa veta do të jenë dhe ç’kushte duhet të plotësojnë?

Më: 2 prill 2021 Në ora: 06:25
Ilustrim

Qeveria e Holandës ka lejuar Konkursin e Këngës së Eurovizionit për të pasur 3500 fansa të pranishëm si publik, për të parë nga afër festivalin e famshëm.

Festivali do të mbahet në Ahoy Arena të Roterdamit në maj, pasi u anulua vitin e kaluar.

Sipas planit, vendi do të jetë gjysmë i mbushur dhe fansat duhet të kenë një test negativ Covid përpara se të lejohen të hyjnë. Organizatorët e Eurovizionit e mirëpritën vendimin dhe thanë se do të jepnin më shumë detaje në javët e ardhshme. Ata theksuan se shëndeti dhe siguria e të pranishmëve mbetet përparësia e tyre kryesore dhe se të gjithë artistët dhe delegacionet e tyre do të ndjekin një protokoll të rreptë.

Pritet që vendimet përfundimtare për mënyrën e zhvillimit të Eurovizionit të konfirmohen në fund të muajit dhe numri i publikut mund të zvogëlohet përsëri nëse ka sërish një rritje të infeksioneve.

Eurovizioni do të zhvillohet nga data 18-22 maj. Vendi ynë do të përfaqësohet nga Anxhela Peristeri me këngën "Karma".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat