Fjoralba tregon prapaskenat e mbledhjeve në “Portokalli”

Mediale Vip

Fjoralba tregon prapaskenat e mbledhjeve në “Portokalli”

Më: 2 prill 2021 Në ora: 15:32
Fjoralba Ponari

Sezoni i ri i emsionit të njohur të humorit “Portokalli” startoi mbrëmjen e 14 marsit në televizionin “Top Channel”.

Ashtu siç u njoftua, në moderimin e këtij programi do të ishte Fjoralba Ponari në krah të Salsano Rrapit, e cila ia doli me sukses të përshtatej me këtë format që në natë të parë.

Komplimentat drejtuar moderatores së re të emisionit ishin të panumërta, teksa Fjoralba mori edhe “bekimin” e ish-moderatores së këtij emisioni, Xhemi Shehut.

“Suksese, e meriton”, ka shkruar Xhemi në foton e Fjoralbës, duke e uruar dhe përgëzuar për perferomancën e saj.

Tashmë, Fjoralba është e angazhuar me kohë të plotë në punën e re dhe sigurisht mbledhjet e stafit janë të shumta.

Në rrjete sociale shohim shpesh anëtarët e stafit të “Portokallisë” të publikojnë foto nga mbledhjet, ku shfaqen shpeshherë seriozë, por në fakt në realitet është e kundërta.

Ata shkrihen së qeshuri me njëri-tjetrin, me siguri me batutat e programit dhe jo vetëm, teksa Fjoralba na e tregoi këtë.

“Mbledhjet: Instagram vs. jetë reale”-shkruan ajo krahas dy fotove që tregojnë këto dy gjendje.

Më herët, Fjoralba ka treguar se nuk mend0nte kurrë se do të bëhej pjesë e “Portokallisë”, por bordi drejtues e kishte bindur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat