Tayna nesër publikon prapaskenat e klipit “WTF” me Ivorian Doll

Mediale Vip

Tayna nesër publikon prapaskenat e klipit “WTF” me Ivorian Doll

Më: 2 prill 2021 Në ora: 18:50
Tayna

Para dy javësh rep-artistja e njohur, Tayna, solli një projekt unik në treg.

“WTF” mban titullin prodhimtaria muzikore, që kësaj radhe erdhi në bashkëpunim me reperen angleze Ivorian Doll.

Për këtë kohë, kënga ka arritur të ketë sukses, duke grumbulluar mbi tre milionë klikime në YouTube.

Ndërkaq, në një postim në rrjetin social Instagram, Tayna ka bërë të ditur se do të sjell prapaskenat e klipit.

“Nesër në ora 18:00 do t’i postoj prapaskenat e “Wtf” në kanalin tim personal youtube.com/taynavlogs. Subscribe për të parë më shumë nga jeta ime personale e shumë të tjera”, ka shkruar ajo në përshkrim.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tayna (@tayna)

Kujtojmë se në klip Tayna është shfaqur me disa skena, duke marrë vëmendje me veshjen ekspozuese. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat