Gjesti i fundit i Kim Kardashian i bëri njerëzit të besojnë tek rikthimi i saj me Kanye-n!

Mediale Vip

Gjesti i fundit i Kim Kardashian i bëri njerëzit të besojnë tek rikthimi i saj me Kanye-n!

Më: 6 prill 2021 Në ora: 15:40
Kim Kardashian dhe Kanye West

Në 19 shkurt Kim Kardashian bëri kërkesë për divorc nga Kanye West në gjykatë, duke i dhënë fund martesës së tyre prej një dekade. Ndërkohë mediat rozë kanë zbuluar arsyen e ndarjes së çiftit të famshëm përmes letrave të divorcit.

Kim Kardashian ka cituar në kerkesën e saj për divorc se arsyeja e ndarjes mes tyre janë “diferencat e papajtueshme”. Në letrat e divorcit, të siguruara nga “The Sun” gjithashtu konfirmohet se ajo po kërkon kujdestarinë për 4 fëmijët e saj, North, 7 vjeçe, Saint 5 vjeç, Chicago 3 vjeçe dhe Psalm 1 vjeç.

Megjithëse dyshja s’ka konfirmuar asgjë për publikun, mediat e huaja kanë nxjerrë detaje për divorcin e tyre që po bën bujë në rrjet. E ëma e Kim-it, Kris, ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë për divorcin e vajzës së saj. Për “The Kyle & Jackie O ShoW”, ajo është shprehur:

“Mendoj se do të jetë e vështirë gjithmonë, duke qenë se janë shumë fëmijë në mes. E mira e familjes sonë është që jemi gjithmonë aty për njëri-tjetrin duke dhënë dashuri dhe mbështetje. Gjithçka dua tani është që ata fëmijë të jenë të lumtur. Ky është qëllimi ynë.”

Teksa të gjithë flasin për divorcin, një detaj i vetëm i bëri njerëzit të besojnë tek rikthimi i çiftit më të përfolur të momentit, Kim dhe Kanye.

Në një postim në Instagram, Kim ka ndarë një foto me pandoflat e markës “Yeezy” nga Kanye dhe kaq u desh!

Duket se ajo nuk i ka flakur gjërat e Kanye-t, madje i vesh me dëshirë të plotë. Do të thotë kjo një rikthim? Ndjekësit mendojnë se po, por gjithsesi i mbetet çiftit në dorë!

Image
Kim Kardashian
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat