Deklarata e pazakontë e aktores së njohur: Jemi poshtëruar për 10 vjet me radhë

Mediale Vip

Deklarata e pazakontë e aktores së njohur: Jemi poshtëruar për 10 vjet me radhë

Më: 7 prill 2021 Në ora: 06:59
Hazal Kaya

Nuk është hera e parë që aktorja e njohur turke, Hazal Kaya, flet për botën e showbiz-it në Turqi dhe veçanërisht për industrinë e filmit në të cilin ajo është pjesë prej më shumë se 10-vjetësh.

Ndër të paktët aktorë që e ka pranuar edhe publiksiht shfrytëzimin që i është bërë për vite më radhë në këtë industri, aktorja e njohur për rolin e Nihalit në filmin “Dashuri e ndaluar” ka treguar se vetëm pas 10-vjetësh, kur filmat dhe serialet turke kanë nisur të shiten jashtë vendit, doli në pah vlera e vërtetë e saj, si edhe e shumë kolegëve të tjerë aktorë.

Në një program televiziv ku ka marrë pjesë pak ditë më parë, Nihal ka rrëfyer se rruga e aktrimit nuk ka qenë e lehtë, madje, siç tha ajo, i është dashur të durojë shumë shpesh poshtërime të natyrave të ndryshme derisa serialet nisën të kalojnë kufijtë: “Për vite me radhë ne jemi poshtëruar për t’u bërë yje të serialeve. Vetëm kur filmat tanë nisën të shiteshin jashtë, ne fituam popullaritet dhe kjo për mua ka qenë si një drejtësi hyjnore. Vetëm disa vite më parë, ne ishin thjesht punonjës të një laboratori. Askush nuk ka punuar aq shumë sa ne dhe askush nuk është poshtëruar si ne. Janë plot 10 vjet poshtërim që nuk na ka vlerësuar askush … “ – ka thënë Kaya.

Shumë shpejt, aktorja 30-vjeçare do të jetë pjesë e një seriali të ri televiziv, i cili do të nisë transmetimin në ekran.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat