Befason Jim Belushi: Dua të lidhem me sa më shumë motra e vëllezër shqiptarë

Mediale Vip

Befason Jim Belushi: Dua të lidhem me sa më shumë motra e vëllezër shqiptarë

Më: 7 prill 2021 Në ora: 08:06
Jim Belushi

Aktori i njohur foli për rrënjët shqiptare në postimin e fundit.

Aktori shqiptar me famë ndërkombëtare, Jim Belushi, kohë më parë e kishte pranuar se ka rrënjë shqiptare.

E lidhur me këtë, ai foli edhe në statusin e tij të fundit në Twitter, ku shprehur dëshirën që të njohë sa më shumë shqiptarë kudo në botë.

Në postimin e tij, Belushi kërkon nga fansat me origjinë shqiptare që ta shpërndajnë atë postim, në mënyrë që të krijojë lidhje të afërta me ta.

“Nëse je shqiptar, rishpërndaje këtë, do të doja të lidhesha me më shumë vëllezër dhe motra të mia shqiptarë në këtë platformë”, ka shkruar ylli i Hollywood-it.

Jim Belushi njihet për rolet e shumta në projektet filmike, me të cilat ka arritur sukses të madh në karrierën si aktor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat