Hailey Bieber flet për videon e punonjëses së një restoranti që tregoi sa e pasjellshme ishte

Mediale Vip

Hailey Bieber flet për videon e punonjëses së një restoranti që tregoi sa e pasjellshme ishte

Më: 8 prill 2021 Në ora: 18:48
Hailey Bieber

Haliey Bieber ka rikthyer në vëmendje videon e një ish-punonjëseje të një restpranti, e cila tregonte në TikTok sjelljen jo të mirë të modeles ndaj saj. Duke folur me Dr. Jessica Clemons në kanalin e saj në YouTube, Bieber shpjegoi se ishte mërzitur kur ish-punonjësja e restorantit, Julia Carolan, e akuzoi se ishte treguar e pasjellshme me të ndërsa ajo ishte në vendin e saj të punës.

Julia shprehej në videon që mori mbi 13 milionë shikime:

"Unë e kam takuar disa herë dhe të gjitha herët ajo nuk ishte e këndshme. Unë me të vërtetë dua ta pëlqej, por më duhet t’i jap 3.5 pikë nga 10. Më vjen keq!"

Në atë kohë, Hailey kërkoi falje në seksionin e komenteve të videos, duke shkruar:

"Sapo e hasa këtë video dhe doja të të thosha se më vjen shumë keq nëse të kam dhënë ndonjëherë energji të këqija ose jam sjellë keq. Ky nuk ka qenë kurrë qëllimi im!"

Hailey gjithashtu shtoi se shpreson që një ditë të mund të takohen përsëri në mënyrë që ajo t’i kërkojë falje personalisht. Julia, nga ana e saj, e pranoi faljen dhe e quajti Hailey-n "mbretëreshën e përgjegjësisë".

Tani, Hailey ka folur sërish duke treguar se si e bëri të ndihej e gjithë situata.

"Kur pashë videon e saj u mërzita shumë. Asnjëherë nuk ka asnjë justifikim për të qenit e pasjellshme. Ndihesha keq që kjo ishte përvoja e saj me mua, por kjo më irritoi disi, sepse asnjëherë nuk e dini se çfarë po kalon dikush. Mbaj mend që kam kaluar periudha në jetën time që isha aq e trishtuar dhe aq zemërthyer, saqë të ndërveproja me njerëz ishte e vështirë për mua.

Do të doja të mos kisha vepruar në atë mënyrë ndaj saj. Unë jam një njeri, kam bërë një gabim dhe kam vepruar në një mënyrë që ishte jashtë karakterit tim. Kam vepruar në një mënyrë që unë nuk dua të jem. Unë po përpiqem të përmirësohem çdo ditë. Dua të vazhdoj të rritem si njeri. Jam e hapur për njerëzit që më korrigjojnë".

Hailey gjithashtu rrëfeu sa e vështirë ishte për të dhe Justin të ishin gjithë kohën nën “lupën” e mediave. Mbi të gjitha, ajo vuri në dukje presionin që këngëtari ka pasur për të qenë shembulli i përsosur për njerëzit.

"Unë gjithmonë i them atij se jam aq e impresionuar sa normal ai është sepse unë as nuk e di se si është të kalosh mendërisht, emocionalisht, fizikisht gjithë këto gjëra. E di që kanë pasur një efekt, një efekt të madh tek ai. Unë jam thjesht mirënjohëse që ai është aq i rritur, i pjekur, i qëndrueshëm tani."

Hailey dhe Justin u martuan në vitin 2018 pas një lidhje me ulje-ngritje. Ndërsa tani duken më të dashuruar se kurrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat