Jo s'është këngë dashurie, projekti më i fundit i Kleas dhe Elgitit do të gëzojë më së shumti...

Mediale Vip

Jo s'është këngë dashurie, projekti më i fundit i Kleas dhe Elgitit do të gëzojë më së shumti...

Më: 10 prill 2021 Në ora: 18:10
Elgit Doda dhe Klea Huta

Me siguri që ju kishte munguar një prurje e re në muzikë e Klea Hutës, e sidomos nëse do të ishte bashkëpunim me bashkëshortin, Elgit Dodën. Por, për të gjithë fansat e dyshes së famshme kemi lajme të mira: çifti i dashur për publikun shqiptar po punon për një projekt të ri muzikor, për të cilin nuk do ju kishte shkuar kurrë mendja.

Përmes disa postimeve në rrjete sociale, ata kanë bërë me dije se po krijojnë një këngë me alfabetin e gjuhës shqipe.

Kjo këngë pritet të dalë së shpejti, ndërkohë që Klea dhe Elgiti kanë ndarë me ndjekësit në Instagram një sekuencë të shkurtër.

Mesa duket, çifti duan që të lënë gjurmë tek fëmijët të cilët mund të mësojnë alfabetin nëpërmjet këngës së tyre. Një gjetje e bukur kjo, por edhe mjaft e vyer edhe për ata që jetojnë jashtë trojeve shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat