Shyhrete Behluli e pikëlluar për vdekjen e Shaqir Hotit: “Një nga një po ikin artistët…”

Mediale Vip

Shyhrete Behluli e pikëlluar për vdekjen e Shaqir Hotit: “Një nga një po ikin artistët…”

Më: 11 prill 2021 Në ora: 10:50
Shaqir Hoti dhe Shyhrete Behluli

Dje ka ndërruar jetë instrumentisti i njohur, okarina e artë e muzikës popullore, Shaqir Hoti.

Ata që e njohën dhe patën rastin të punojnë nga afër me të e dinë vlerën e këtij artisti të rrallë, i cili vdiq, por la pas veten një krijimtari që nuk do të harrohet.

E pikëlluar për vdekjen e Shaqir Hotit është edhe këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli.

“Një nga një po ikin artistët, që lanë gjurmë tek populli shqiptar, veprat e tyre do të jetojnë brez pas brezi. Ngushëllime familjes së nderuar Hoti.” ka shkruar ajo në një postim në rrjete sociale.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat