Reperi Kid Cudi performoi i veshur me fustan me lule në emisionin “SNL”

Mediale Vip

Reperi Kid Cudi performoi i veshur me fustan me lule në emisionin “SNL”

Më: 12 prill 2021 Në ora: 15:15
Kid Cudi

Gardëroba e reperit Kid Cudi në performancat e shout “Saturday Night Live” gjatë kësaja fundjave, e rrëmbyen vëmendjen e publikut mbarë botëror.

Me të dalë në skenë për ta interpretuar këngën e parë, “Tequila Shots”, reperi kishte zgjedhur ta veshë një bluzë me fotografinë e aktorit të ndjerë komik, Chris Farley. Fansat e vunë re edhe xhemperin e gjelbër që ai e kishte veshur sipër bluzës, dhe i cili ngjason shumë e xhemperin ikonik të muzikantit të ndjerë, Kurt Cobain.

Farley i cili ishte pjesë e aktorëve të emisionit shumë të shikuar në Amerikë, “SNL”, vdiq në vitin 1997 në moshën 33-vjeçare. Ndërsa Cobain vdiq në vitin 1994, kur ishte vetëm 27-vjeçar.

Kurse në performancën e dytë të hitit “Sad People”, Kid Cudi kishte zgjedhur ta vesh një fustan të gjatë me lule. Përmes një postimi në Twitter, artisti e konfirmoi se kjo veshje kishte për qëllim ta nderojë muzikantin e ndjerë, Kurt Cobain.

“Disenjatori Virgil Abloh e ka dizajnuar këtë fustan për mua. Unë i thash se dua ta shpreh dashurinë time për Kurt Cobainin përmes një fustani me lule, dhe ai e krijoi këtë kryevepër”, kishte shkruar reperi në mesazhin e tij.

Te dyja këngët e performuara gjatë së shtunës, janë pjesë e albumit të ri të reperit, “Man on the Moon III: The Chosen”.

Kid Cudi po ashtu e ka bërë të ditur lajmin se është duke e krijuar një koleksion me shtëpinë e mosës “Off-White”, ku do të përfshihet edhe fustani i gjatë me lule.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat