Ndër prezantuesit e Oscarëve këtë vit do të jenë Brad Pitt, Harrison Ford dhe Halle Berry

Mediale Vip

Ndër prezantuesit e Oscarëve këtë vit do të jenë Brad Pitt, Harrison Ford dhe Halle Berry

Më: 13 prill 2021 Në ora: 19:00
Brad Pitt, Harrison Ford dhe Halle Berry

Brad Pitt, Halle Berry, Harrison Ford dhe Reese Witherspoon janë vetëm disa nga personazhet e famshëm që do të marrin pjesë në ceremoninë e 93-të prestigjioze të Oscarit.

Çmimet këtë viti janë planifikuar të ndahen më 25 prill gjersa lista e prezantuesve përfshin emra të mëdhenj në skenën e aktrimit dhe modës, shkruan USA Today.

Organizatorët e ceremonisë vunë në dukje në fillim të këtij muaji se ata duan që çmimi të duket sa më shumë që të jetë e mundur si një film dhe jo si një shfaqje televizive.

Image

Përveç kësaj, prodhuesit u dërguan letra nominuesve duke kërkuar praninë e tyre fizike në ceremoni.

Pra, ndryshe nga ceremonitë e tjera të çmimeve (si BAFTA dhe Golden Globes), më 25 prill nuk do të shikojmë bisedat e Zoom të aktorëve dhe prezantuesve.

Ndryshe, filmi që flet për gjenocidin në Srebrenicë dhe ku paraqitet edhe aktori shqiptar, Alban Ukaj “Quo Vadis, Aida?”, po garon për titullin e filmit më të mirë të huaj. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat