Princi i bëri diss Jasminës, “rap-i” i Andit kundër tij nuk duhet humbur

Mediale Vip

Princi i bëri diss Jasminës, “rap-i” i Andit kundër tij nuk duhet humbur

Më: 13 prill 2021 Në ora: 20:01
Andi, Jasmina, Princi

Para pak ditësh, Princi ka sjellë një version të ri të këngës “Xhoana” të Akrepit, i cili është hapur një diss për Jasminën.

“Ah moj Jasmina më morë mendt e mia. Hipa te ai Benzi e s’doja më t’ja dija. Lëre se nuk është për ty më thoshte dhe shoqnia, por gropëzën tek mjekra nga afër do ta shihja. I ke hak rolet në filma Hollywoodi, bukuri po e me aktrim ta fut ti. Bashkë në helikopter me shëtit në Ballkan, se mu shtire vullkan pastaj m’dole kallkan. Zemrën ma ndeze, por tani vetë e fika po ti paske pas sytë nga Amerika. Unë s’jam peshk, por i sinqertë dhe kampion je mësu me lepura, luan nuk përballon”, shprehet Princi për Jasminën në këngë dhe në fund i thotë “Bye torollake”.

Në puntatën e transmetuar ditën e sotme në ”Për’puthen”, Princi ka dhënë një sqarim në lidhje këtë.

“Në periudhën që Jasmina nuk fliste me Andin kam pasur një afrimitet duke folur me mesazhe apo prapaskenë dhe mendova se do të ishte diçka, por më vonë doli që donte të të bënte vetëm ty xheloz”, u shpreh ai.

Kjo ka bërë që Andi t’i kthehet me të njëjtën monedhë Princit.

“Po kërcen prej nji vendi në një vend krejt si Kricket, e ke humb këtë betejë, e mbyllim këtë muhabet. Shkove u çove, i bone një femret diss, po e lëmë këtë punë, hajde jepma një kiss”, i ka kushtuar këto vargje Andi-Princit, të cilat u shoqëruan me një puthje nga Jasmina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat