Olsi Bylyku anulon episodin e ri të “Roped” prej problemeve shëndetësore

Mediale Vip

Olsi Bylyku anulon episodin e ri të “Roped” prej problemeve shëndetësore

Më: 13 prill 2021 Në ora: 23:43
Olsi Bylyku

Olsi Bylyku është një nga personazhet që brenda një kohe të shkurtër mori shumë famë. Ishte dalja e tij e parë në Portokalli me rolin e “Kimikatit”, që e bëri mjaft të njohur dhe sot ai është një nga personazhet më të ndjekur.

Aktualisht aktori i humorit është pjesë e “Klanifornia” dhe gjithashtu ai drejton emisionin e tij që transmetohet live në rrjetet sociale “Roped”.

Pak ditë më parë në emsionin “Expuls”, ai tregoi se i erdhi një ofertë mjaft e mirë nga programi më i ri “Kosherja”, të cilën e refuzoi duke rrëfyer se për këtë ka pasur një arsye mjaft të fortë.

“Po më ka ardhur ofertë, por nuk e pranova, sepse mendova që është një kosto për mua në lidhje me stabilitetin artistik. Kam pasur 6 vite karrierë dhe unë kam ndërruar 3 emisione. Sigurisht që është kënaqësi të punosh me Altin Bashën, Bes Kallakun dhe gjithë aktorët e Kosheres, por e gjithë kjo u bë për shkak të stabilitetit tim artistik, që për mendimin tim në 6 vite të ndërrosh 3 emisione nuk krijon një stabilitet se ku të shohin njerëzit ty vazhdimisht. Kështu që mendova që do mbarojë një cikël, ose ndoshta ai cikël nuk do vijë kurrë, sepse mund të jem gjithmonë në Klanifornia, por në një të ardhme sigurisht të gjitha ofertat janë të pranueshme, për sa kohë ne jemi kthyer si futbollistët. Unë kam pasur ofertë edhe nga ‘Portokallia’ kur kam qenë në Klan, por sapo kisha shkuar në Klan dhe sigurisht lëvizja ishte e pamundur”, tha Olsi, duke shtuar se oferta e “Kosheres” ishte goxha e majme.

Së fundmi, Olsi ka dhënë lajmin se episodi i ri i “Roped” nuk do të publikohet për arsye shëndetësore dhe kjo ka shqetësuar jo pak ndjekësit e tij.

“Të dashur ndjekës të Roped!”

Për arsye shëndetësore, këtë të mërkurë nuk do të publikojmë episod të ri. Gjithsesi, stafi ka përgatitur nje video të shkurtër që mendojmë se do të ju argëtojë. Faleminderit që na mirëkuptoni dhe na ndiqni me besnikësi”, ka shkruar Olsi Bylyku duke mos dhënë më shumë detaje.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat