E pyesin si ndihet pas ndarjes nga Tea, kështu përgjigjet Bearti

Mediale Vip

E pyesin si ndihet pas ndarjes nga Tea, kështu përgjigjet Bearti

Më: 16 prill 2021 Në ora: 16:57
Tea dhe Bearti

Bearti dha përgjigjen e papritur kur u pyet se si po ndihet pas ndarjes.

Tea dhe Bearti janë dy prej emrave që vazhdojnë ende të komentohen edhe pas ndarjes.

Ata i dhanë fund lidhjes, duke thënë se nuk funksiononte ngase kishte xhelozi dhe kalonin kohë së bashku, më shumë se që duhet.

Në llogarinë e tij në Instagram, Bearti i është përgjigjur pyetjeve të fansave, të cilët donin të dinin gjendjen emocionale të tij për momentin.

Ai tha se ndihet në paqe, ndërsa më pastaj iu përgjigj edhe pyetjes se a ka filluar ndonjë lidhje të re dashurie.

Këtë herë, ai vendosi që t’i përgjigjej shkurt, duke mohuar të ketë filluar ndonjë romancë të re.

Kujtojmë se Tea ishte larguar nga “Përputhen” duke pretenduar se është lidhur me Andin, por në të vërtetë ishte me Beartin. 

Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat