Anisa Veseli paralajmëron këngën e re, merr vëmendje me dukjen në klip

Mediale Vip

Anisa Veseli paralajmëron këngën e re, merr vëmendje me dukjen në klip

Më: 16 prill 2021 Në ora: 23:25
Anisa Veseli

Gjatë këtij viti është rikthyer në një nga emrat më të komentuar në rrjetet sociale e faqet rozë.

Fjala është për këngëtaren Anisa Veseli, e cila vazhdon të marrë vëmendje me paraqitjet e saj e po ashtu edhe me projektet muzikore.

Ajo tashmë po punon në një këngë të re dhe duket se ka filluar xhirimet e videoklipit.

Image

Në një postim të ndarë me fansat në Instagram ka bërë të kuptohet se videoja është shkëputur nga klipi i ri.

Këngëtarja e njohur vjen në formë të mahnitshme, gjersa në këtë pjesë shfaqet duke zvarritur nga pas një makinë luksoze të tipit ‘Lamborghini’.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anisa Veseli (@anisaveeseli)

Projekti duhet theksuar se është punuar në studion e producentit Rzon, i cili tanimë përkujdeset për një pjesë të madhe të artistëve shqiptarë.

Sido që të jetë, presim të shohim në vazhdim se çfarë do na sjellë artistja Veseli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat