13 milionë shikues në Mbretërinë e Bashkuar përcjellën ceremoninë e varrimit e Princit Filip

Mediale Vip

13 milionë shikues në Mbretërinë e Bashkuar përcjellën ceremoninë e varrimit e Princit Filip

Më: 18 prill 2021 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

BBC dhe ITV raportuan se pothuajse 13 milionë njerëz u bashkuan për të parë varrimin e Princit Filip.

Shikueshmëria kishte arritur 11.4 milionë shikues me një mesatare prej 6.6 milionë më shumë se për intervistën e Harryt dhe Meghan me Oprah Winfrey.

Intervista e Harry dhe Meghan për Oprah Winfrey – në të cilën ata akuzuan Familjen Mbretërore për racizëm – mblodhi 12.4 milionë në Mbretërinë e Bashkuar.

Image

Mbulimi i ITV-së për varrimin e djeshëm u bashkë-prit nga Tom Bradby dhe Julie Etchingham. Princi William kohëve të fundit i dha fund miqësisë së tij të gjatë me Bradby për shkak të mbështetjes së këtij të fundit ndaj Princit Harry. Shifrat mesatare të ITV ishin shumë më të ulëta se në BBC, me vetëm 851,300.

Princi Harry dhe William ndërkohë u bashkuan ditën e djeshme për herë të parë pas më shumë se një viti, që pas largimit të Dukës nga jeta mbretërore.

Dukesha e Sussex, Meghan Markle nuk ishte e pranishme në varrim pasi iu këshillua nga mjeku që të mos udhëtonte nga shtatzënia.

Image

 

Sidoqoftë, ajo e përcolli ceremoninë nga shtëpia e saj në Kaliforni duke shtuar këtu se ka lënë një shënim në kurorën që e dhuroi së bashku me partnerin e saj, Princin Harry

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat