Gjerdani më i ri i Kim Kardashian, ka një vlerë marramendëse

Mediale Vip

Gjerdani më i ri i Kim Kardashian, ka një vlerë marramendëse

Më: 18 prill 2021 Në ora: 19:15
Kim Kardashian

Kim Kardashian ndau një imazh të ri në Instagram, ku tregon gjerdanin e ri me  diamante verbuese, të bërë me porosi.

Më parë është thënë se Kim ishte zotuar të mos postonte bizhuteritë e saj në mediat sociale, pasi ajo u bë shënjestër e grabitësve në Paris në 2016-ën.

Kim u kërcënua me armë në dhomën e saj të hotelit gjatë një grabitjeje, ku pa hajdutët duke i vjedhur xhevahire me vlerë 10.5 milionë dollarë.

Por të shkuara të harruara! Gjerdani i saj i fundit, sipas thashethemeve, arrin vlerën 150 mijë dollarë, vlerë e një shtëpie luksoze.

Pak ditë më parë ajo u cilësua nga Forbes zyrtarisht si miliardere, me një pasuri prej 1 miliardë dollarë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat