Nga planet për fëmijë të tretë te dasma, Arbana i thotë të gjitha

Mediale Vip

Nga planet për fëmijë të tretë te dasma, Arbana i thotë të gjitha

Më: 20 prill 2021 Në ora: 16:19
Arbana Osmani me burrë

Arbana ka rrëfyer detaje nga jeta private.

Arbana Osmani përmes rrjeteve sociale njofton ndjekësit e saj për çdo të re nga ajo.

Së fundi, moderatorja i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj, të cilët ishin kureshtar të dinin më shumë rreth jetës private dhe asaj profesionale.

Dikush nga ndjekësit e pyeti përse nuk e tregon portretin e Diellit, ndërsa ajo tha se nuk i duket e arsyeshme që ta ekspozojë një fëmijë, deri në moshën kur ta dëshirojë vet një gjë të tillë.

Fansat kureshtar e pyetën nëse planifikon që të bëjë dasmë me Eduart Grishajn, kurse ajo tha se i bëhet shpesh kjo pyetje, ndërsa nuk tregoi saktësisht nëse do ta bëjë dasmën.

Në anën tjetër, Arbana u pyet nëse planifikon ta zgjerojë familjen, pra a ka dëshirë të bëjë një vajzë.

“Ja ku e kam edhe gocën”, ishte përgjigja e moderatores, duke postuar një foto me mbesën e saj. 

Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat