Pas vaksinimit, Valdrin Sahiti thotë se qëndron me mendimin se çdo simptomë është më e arsyeshme dhe efikase

Mediale Vip

Pas vaksinimit, Valdrin Sahiti thotë se qëndron me mendimin se çdo simptomë është më e arsyeshme dhe efikase

Më: 22 prill 2021 Në ora: 15:43
Valdrin Sahiti

Dizajneri i njohur është vaksinuar.

Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi të ndarë në storie, ku shihej duke marrë vaksinën e tipit AstraZeneca në stadiumin Air Albania në Shqipëri.

Ndërsa sot ka treguar disa nga simptomat që po përjeton pas marrjes së vaksinës.

Disa nga simptomat që ai i ka cekur në postim janë kokë dhimbje, lodhje, temperaturë.

“Për të gjithë që më kanë shkruar në lidhje me vaksinimin. Po, po kaloj nëpër efektin e vaksinës, ethe, temperaturë, plogështi shumë e madhe, kokë dhimbje kjo mbase se kam kaluar COVID-19 por gjithsesi qëndroj me mendimin që çdo simptomë nga vaksina është më e arsyeshme dhe efikase sesa mos vaksinimi”, ka thënë Valdrin Sahiti.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat