Një partner dhe baba i përkushtuar, ja premtimi që bën Jay-Z familjes së tij

Mediale Vip

Një partner dhe baba i përkushtuar, ja premtimi që bën Jay-Z familjes së tij

Më: 27 prill 2021 Në ora: 23:52
Jay Z, Beyonce

Jay-Z na rrëfyer si rrallë herë për jetesën për rritjen e tre fëmijëve të tij me gruan Beyonce.

Sipas “Daily Mail”, Jay-Z ka thënë se bllokimi i shkaktuar nga pandemia u kishte dhënë më së dashurve të tij një shans për t’u afruar akoma më shumë me njëri-tjetrin.

Autori i “99 Problems”, babai i një vajze Blue Ivy dhe i binjakëve Rumi dhe Sir dhe bashkëshorti i Beyonce shprehet se si çift ata kanë për qëllim që t’u ofrojnë fëmijëve të tyre dashuri dhe mbështetje, pa marrë parasysh çfarë do sjellë rrjedha e jetës për ta.

“Familja është themeli juaj. Të ndjehesh i dashur është gjëja më e rëndësishme që i duhet një fëmije, e dini?”, tha reperi në një intervistë me Sunday Times Style.

Pavarësisht se çfarë synimi do të kenë fëmijët në të ardhmen, Jay-Z ka theksuar se sidoqoftë do ua ofrojë mbështetjen e tij.

“Në fillim ishte koha që të gjithë të uleshin dhe të lidheshin vërtet dhe me të vërtetë të përqendroheshin te familja dhe të qenit së bashku, dhe të marrin këtë kohë për të mësuar më shumë për njëri-tjetrin”, ka shtuar ai më tej.

Ai dhe Beyonce u kanë premtuar fëmijëve të tyre se dobëjnë të pamundurën që t’u ofrojnë një mjedis të qëndrueshëm dhe një hapësirë për të qenë ata që duan të jenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat