Konfirmohet lidhja e Melisës me Andin, publikohet video ku shihen duke u puthur

Mediale Vip

Konfirmohet lidhja e Melisës me Andin, publikohet video ku shihen duke u puthur

Më: 30 prill 2021 Në ora: 09:58
Andi dhe Melisa

Dy ish-konkurrentët e emisionit “Për’puthen”, Andi dhe Melisa kanë qenë në krye të mediave rozë për një lidhje të mundshme, por që dyshja asnjëherë nuk e pranoi këtë gjë. Pasi që, shpeshherë ndjekësin kanë kapur ‘mat’ dyshen duke darkuar e madje duke bërë edhe ‘shopping’.

Por, që tani duket se dyshja përmes këngës së fundit të Melisës e cila u publikua mbrëmë kanë vendosur të bëjnë zyrtare lidhjen e tyre, pasi pjesë e videoklipit të këngës ‘Leje’ ishte edhe Andi, me të cilin shkëmbeu puthje duke e konfirmuar në njëfarë mënyre lidhjen e tyre.

Kujtojmë, se Andi u largua nga emisioni si çift me Tea Trifonin, e cila pas daljes konfirmoi lidhjen me ish-konkurrentin nga Kosova, Beartin dhe se dalja me Andin ishte vetëm një ‘lojë’. Vetëm pak kohë pasi u largua Andi, edhe Melisa bëri të njëjtën gjë duke u larguar, por si e vetme pasi që sipas saj nuk arriti të gjente shpirtin binjak dhe se kishte qenë vazhdimisht e sulmuar nga konkurrentët.

Melisa gjatë kohës që ishte në emision zhvilloi disa takime me Fation Kuqarin me të cilin u shpreh se ka një pëlqim, por ai tregoi se Melisa ka një lidhje tjetër dhe është duke luajtur me konkurrentët, e që nga ajo kohë ndjekësit ‘zbuluan’ se ishte Andi, pasi shpeshherë dyshja publikonte fotografi nga i njëjti vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat