Ronela Hajati: Dhe jo! Nuk do të dalë nesër!/ Zbulon se pse nuk…

Mediale Vip

Ronela Hajati: Dhe jo! Nuk do të dalë nesër!/ Zbulon se pse nuk…

Më: 2 maj 2021 Në ora: 17:34
Ronela Hajati

Nga postimet e ndryshme në rrjetet sociale, është kuptuar se Ronela Hajati prej disa ditësh ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më herët, këngëtarja e dashur për publikun njoftoi se “Aventura”, që është pjesë e albumit “Rron”, do të publikohej në fund të muajit prill ose në fillim të muajit maj.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, Ronela tregoi se kënga në fakt do të publikohet kur të kthehet në Shqipëri.

“Dhe jo! Nuk do dalë nesër! Kur gjërat nuk shkojnë ashtu si dua, si pres dhe si meritoj unë, absolutisht pauzohen!

E di që kam një vit që mezi po pres ta nxjerr këtë këngë, por pa qenë personalisht në Shqipëri, nuk mundem! Më besoni që është për mirë!

Unë pasi i përfundoj, shumicën e rasteve nuk u kam qejf këngët e mia, por kjo s’më mërzitet asnjëherë! Do prisni dhe pak fare! Do ja vlejë! Ju premtoj!”, shkroi Ronela krahas një fotoje ku shihet e veshur me një fustan ngjyrë pink.

Image

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat